Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Distria është krenaria jonë, urime për këtë triumf historik

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e argjendtë që mori në Kampionatin Botëror në Budapest të Hungarisë.

Në një postim në Facebook, ajo iu drejtuar Distrisë si krenaria e vendit.

“Me forcë, pasion dhe zemër të pathyeshme, Distria Krasniqi ngriti flamurin e Republikës së Kosovës në piedestalin botëror!

“Nënkampione bote me talent, përkushtim dhe luftëtare e paepur! Urime për këtë triumf historik, je shembull frymëzimi për të gjithë!”, ka thënë Osmani.