Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: DokuFest e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës

 
   

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, i cili po mbahet në Prizren.

Ajo ka thënë se DokuFesti e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja.

“Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook, teksa ka publikuar edhe disa fotografi nga vizita e saj në natën përmbyllëse të edicionit të sivjetmë të këtij festivali.

Postimi i plotë:

DokuFesti e ka shdërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja.

Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë.