Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

Presidentja e Republikës së Kosovës ka thirrur takim për të enjten, me partitë politike, ku pritet të diskutohet data e zgjedhjeve të reja lokale.

Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari për media i Presidentes.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale”.

“Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha Kupina.