Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka ardhur ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Përmes një postimi në X, e para e shtetit të Kosovës ka dalë në mbështetje të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.
“Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në mbrojtjen e lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit”
Osmani njëherësh ka dënuar sulmet e Iranit në Lindjen e Mesme.
“Ne gjithashtu dënojmë fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes”, tha ajo.
