Në përvjetorin e masakrës së Belegut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e këtij krimi mizor.
Më 29 mars 1999, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, duke ekzekutuar dhe masakruar brutalisht 46 civilë shqiptarë, vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre.
Në mesazhin e saj, presidentja Osmani thekson tha se në këtë përvjetor, përulemi me nderim para jetëve të ndërprera padrejtësisht dhe ndaj dhimbjes së familjeve që ende mbajnë plagët e asaj dite. “Kujtimi për ta është zotim që këto krime të mos harrohen kurrë dhe që drejtësia të triumfojë”
Ajo përfundon duke u lutur që kujtimi për të rënët për liri të jetë i përjetshëm, duke theksuar rëndësinë e memorjes historike dhe të drejtësisë.
