Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e miqësisë mes Kosovës dhe Austrisë, duke e cilësuar atë si një shtyllë të fortë në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Gjatë vizitës në Mauthausen për ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Kampit të Përqendrimit, Osmani u takua me Presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer.

Gjatë diskutimeve për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën, Presidentja theksoi angazhimin e Kosovës për procesin e integrimit euro-atlantik dhe rëndësinë e mbështetjes së Austrisë në çdo fazë të shtetndërtimit të Kosovës.

Postimi:

Me Presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, ishim në Mauthausen për ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Kampit të përqëndrimit.

Para ceremonisë përkujtimore, patëm një diskutim të sinqertë e përmbajtësor për miqësinë tonë të qëndrueshme e përkrahjen e çmuar të Austrisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës.

Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria.