Lajme

Osmani: Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit

 
   

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetërore në Brunei, e ftuar nga Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, Sulltan i Bruneit.

Kjo vizitë shtetërore, shënon vizitën e parë ndonjëherë të kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit.

Një fillim i mbarë për një vizitë me rëndësi të veçantë, e nivelit më të lartë shtetëror, me ftesë të Sulltanit të Bruneit, i cili është një përkrahës i madh i shtetit dhe popullit tonë.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme