
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar mërgatën shqiptaro-amerikane.
Osmani i ka ndarë medalje presidenciale diasporës amerikane për mërgimtarët që kontribuan për liri të Kosovës.
Një nga medaljet presidenciale, Osmani e ndau për veprimtarin shqiptaro-amerikan, Ramazan Bekteshin.
Ky i fundit, reagoi përmes një postimi në Facebook dhe falënderoi Osmanin për vlerësimin, përcjell “Bota sot”.
“Mundimi për Dardaninë tonë është një krenari që nuk ka çmim!”, shkroi ai.
Shkrimi i plotë
Presidentja e Kosovës nderon me Medalje Presidenciale veprimtarët shqiptaro-amerikanë në Nju Jork, si vlerësim për kontributin e tyre:
Për kontributin e çmuar në organizimin e diasporës shqiptare në SHBA, sensibilizimin e opinionit amerikan dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare gjatë viteve 90-ta, Presidentja Osmani ndan urdhërin “Hasan Prishtina” z. Ramazan Bekteshi.
Faleminderit, Presidente! Mundimi për Dardaninë tonë është një krenari që nuk ka çmim!