Lajme

Osmani në 27-vjetorin e masakrës së Lypeniqit: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e shqiptarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 27-vjetorin e masakrës së Lypeniqit të Pejës.

Gjatë deklarimit për media, Osmani theksoi se në këtë masakër u vranë e u masakruan gra shtatëzëna, foshnje në barkun e nënës e të moshuar.

Ajo tha se në këtë vend u shpërfaq në mënyrë më mizore, qëllimi i regjimit gjenocidal serb.

E para e vendit u shpreh se qëllimi i Serbisë ishte që ta shfaroste popullin shqiptar.

“Këtu u vranë e u masakruan edhe gratë shtatzëna, këtu u vranë edhe foshnjet në barkun e nënës e këtu u vranë edhe të moshuarit që nuk mund të lëviznin. Këtu u shpërfaq në mënyrë më mizore qëllimi i regjimit gjenocidal serb. Qëllimi ishte që ta shfaroste popullin shqiptar nga faqja e dheut”, deklaroi ajo.

Të Ngjashme