Lajme

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Konsulenti politik Xhevdet Pozhari, ka vlerësuar se Bordi i Paqes është një mundësi ideale për Vjosa Osmanin e cila është synon edhe një mandat në krye të shtetit.

Ai ka thënë se në këtë situatë Osmani e ka më të kërkojë edhe një mandat, ku deri më tash nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme.

Kjo çështja e Bordit të Paqes ka qenë një mundësi e mirë. Mendoj që znj. Osmani i ka ardhë si një mundësi ideale kur tash synon mandatin e dytë e ka më të lehtë të evokoj edhe për një mandat të dytë. Brenda taborit politik, znj. Osmani nuk ka siguruar ende mbështetjen  nevojshme për të qenë kandidate si presidente”, ka thënë Pozhari në emisionin “Këndi i Debatit”.

Presidenti amerikan gjatë ceremonisë inauguruese të Bordit të Paqes ka lavdëruar presidenten Osmani për siç ka thënë punën e bërë.

Ai poashtu i ofro garanci Kosovës në raport me Serbinë.

Të Ngjashme