Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani në Odën Ekonomike të Letonisë: Prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, ku siç është shprehur ajo, ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani është shprehur se jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë.

“Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj: qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që bazohet në sundimin e ligjit dhe inovacion, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, e legjislacion në përputhje të plotë me standardet evropiane”.

“Jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mbetet ndër prioritetet kryesore”, thuhet tutje në njoftim.