Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani në Osaka: Kosova, një demokraci që shikon drejt së ardhmes

 
   

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin kryesor në emër të Kosovës, në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka të Japonisë.

Në fjalimin e saj, presidentja Osmani tha se nesër është Dita e Çlirimit në Kosovë – dita kur populli shqiptar u lirua përfundimisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, raporton KosovaPress.

“Një ditë që nderon guximin e atyre që luftuan për lirinë tonë, kujtimin e atyre që dhanë sakrificën më të madhe dhe fuqinë e aleancave që na ndihmuan kur kishim më së shumti nevojë. Sot, Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes, e udhëhequr nga sundimi i ligjit, me një brez të ri vizionar dhe e përkushtuar thellësisht ndaj vlerave euro-atlantike,” tha Osmani

Duke folur për raportet me Japoninë, presidentja tha mbështetja e vazhdueshme e Tokios zyrtare për popullin e Kosovës sidomos pas luftës dhe gjatë fazave të ndryshme të rindërtimit, nuk do të harrohet kurrë.

“Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e zhvillimit dhe forcimit të pozitës së saj ndërkombëtare, presim me padurim thellimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti,” tha Osmani.

E para e vendit tonë ndodhet për vizitë zyrtare në Japoni nga data 10 deri më 15 qershor, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve mike.