1
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit.
Takimet janë mbajtur në orët e pasdites, me kërkesë të Kurtit dhe Limajt, ndërsa vendi ndodhet në minutat e fundit të afatit kushtetues prej 30 ditësh, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Pas dështimit të seancës së 54-të të Kuvendit për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare, është thirrur një seancë e jashtëzakonshme e 55-ta për në ora 22:00.
Në mesnatë, skadon afati i përcaktuar nga Kushtetuesja, e cila më herët kishte nxjerrë edhe një masë të përkohshme, duke ndaluar çdo veprim për konstituimin derisa të vendoset përfundimisht.
Vjosa OsmaniAlbin KurtiFatmir Limaj