Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se me ftesë të presidentit Donald Trump ka arritur në Washington, D.C. për takimin inaugurues të Bordit të Paqes, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës si shtet themelues.
Në postimin e saj në rrjetin social X, presidentja foli për bashkëpunimin me aleatët dhe liderët ndërkombëtarë në kuadër të këtij takimi.
“Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me liderë të tjerë nga mbarë bota, do të ecim përpara për të avancuar përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, ka shkruar ajo.
At the invitation of @POTUS @realDonaldTrump, we have arrived in Washington, D.C. for the inaugural meeting of the Board of Peace, representing the Republic of Kosovo as a Founding Member State.
Together with our strategic ally, the United States, and fellow leaders from around… pic.twitter.com/kF21jQRfbd
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2026Sipas ftesës së publikuar, takimi inaugurues i Bordit të Paqes do të mbahet më 19 shkurt 2026, në orën 10:00, në Donald J. Trump U.S. Institute for Peace, në Washington, D.C., Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
