Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani ngushëllon homologen sllovene për viktimat nga përmbytjet, i ofron edhe ndihmën e Kosovës

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ngushëlluar homologun e saj sllovene, Natasha Pirc Musar, për viktimat nga përmbytjet.

Ajo përmes një shkrimi në Twitter tha se Kosovë është e gatshme t’i ofrojë ndihmë.

“Ngushëllime të sinqerta presidentes Natasha Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut.

Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë”, ka shkruar Osmani.