Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani nikoqire – të hënën nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

 
   

Të hënën e 2 qershorit do të fillojë Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, forumi do te zgjasë dy ditë.

Në këtë forum është lajmëruar të jenë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.

“Më 2 dhe 3 qershor, Prishtina bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga e mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për “Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë”!” thuhet në njoftimin e Presidencës.