Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani pas takimit me liderët: Disponim minimal që do të rritet me kalimin e kohës, që shpresoj të mos jetë e gjatë

 
 

Osmani pas takimit me liderët: Disponim minimal që do të rritet me kalimin e kohës, që shpresoj të mos jetë e gjatë

 


 


 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pasojat kryesore të moskonstituimit të Kuvendit i bart vendi dhe qytetarët.

“Desha të iu njoftoj për disa prej çështjeve që i diskutuam në takimin e parë . Sot bëhet një muaj nga seanca e parë që e kam thirrë më 15 prill por fatkeqësisht edhe pas 16 përpjekjeve nuk ka pasur rezultat në konstituimin e kuvendit. Moskonstituimi i kuvendit mund t’i duket dikujt se dëmton vetëm politikanë apo parti të caktuara, megjithatë pasojat kryesore i bart vendi ynë dhe të gjithë qytetarët tanë pa dallim”, tha ajo.

“Kushtetuta e Kosovës ndër parimet themelore parasheh se parimi i ndarjes së pushteteve apo parimi I kontrollit dhe balancit është një ndër vlerat dhe parakushtet e funksionimit kushtetues të institucioneve dhe një ndër shtyllat që parashihet aty është edhe legjislativi. Në situatën aktuale me mungesën e kuvendit funksional po rrezikohet ky parim kushtetuese. Prandaj dhe sot në takimin e parë i kam inkurajuar liderët e partive politike që në funksion të realizimit të këtij parimi kushtetues të gjejnë zgjidhje të përbashkët për konstituimin e kuvendit që përveçse do të siguronte funksionimin kushtetues të institucioneve, po ashtu do të hapte rrugë për krijimin e qeverisë së re.”

“Ky është vetëm takimi i parë, nëse shihet e nevojshme nga java e tjetër do të takoj liderët e partive individualisht.”

“Një disponim minimal që do të rritet me kalimin e kohës, që shpresoj të mos jetë e gjatë”, shtoi ajo.