1
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash tha se siguria garantohet me angazhim të përditshëm dhe partnerë të besueshëm.
Ajo u shpreh se bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.
Moneytizer Paragrafi 2
“Në takim me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, e falënderova për lidershipin e tij dhe për rolin e KFOR-it në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim. Bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon, e në veçanti përballë veprimeve të vazhdueshme destabilizuese të Serbisë”, shkroi Osmani./Klankosova.tv
Moneytizer Paragrafi 4

