Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë mbajtur të hënën një protestë në kryeqytet, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet në gjuhën shqipe.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Në përkrahje të studentëve!
Në përkrahje të gjuhës shqipe! Në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot e përherë”, ka shkruar Osmani.
