Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas

 
   

Pas marrjes së detyrës së komandantit të KFOR-it, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim gjeneralmajor Ozkan Ulutaş.

Me këtë rast, Osmani e uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it dhe për rikthimin e tij në Kosovë duke shprehur besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, transmeton KosovaPress.

Në këtë frymë, ajo ritheksoi mirënjohjen e saj për angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë ushtarakëve që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, Osmani potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet vendore të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë.