Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani publikon letrën e Trump, ​e falënderon për përkrahjen dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka publikuar letrën nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilën e pranoi të martën.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani e falënderoi Trumpin për përkrahjen e tij dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me vendin tonë.

Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.

Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën  tonë në vitet që vijnë.” – shkroi Osmani.

Në letrën e tij, Trump e falënderoi Osmanin për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-së dhe shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë.

“E nderuar Zonja Presidente: Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën tuaj të jashtëzakonshme në pranimin e qytetarëve nga vende të tjera përveç vendit tuaj, një veprim që dëshmon përkushtimin e fortë të Kosovës për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. Udhëheqja juaj në këtë çështje është një dëshmi e forcës dhe dhembshurisë së popullit kosovar. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë.

Përkushtimi juaj për forcimin e këtij partneriteti nuk ka kaluar pa u vënë re dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë objektivat e përbashkëta. Ju falënderoj sërish për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për faktin që jeni një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Pres me padurim të punoj nga afër me ju në vitet që vijnë. Zonja e Parë i bashkohet urimeve të mia më të mira”, thuhet në letrën e Trump.

 Image
 Letra e plotë