Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

​Osmani – Rohdes: Është i domosdoshëm ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi të hënën një takim pune me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin dhe profesionalizmin e demonstruar nga ushtarët e KFOR-it në ballafaqim me grupet kriminale të dhunshme në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Osmani ka thënë se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme.

Ajo vlerësoi lartë bashkëpunimin me Gjermaninë dhe konfirmoi partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për një koordinim të ngushtë në të ardhmen, me qëllim e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.

Related posts
Lajme

Tahiri: Kurti është në udhëkryq, nuk po e di çfarë të bëjë

Lajme

Nikaj: Opozita do jetë më e fortë se sa mendon Kurti

Lajme

Hisen Berisha për Agim Idrizin: Ky ta fyen inteligjencën, në Speciale folke për një mëzat

Lajme

“Të mbys! Të degjeneroj! Më ha k***n”! “Prokurori” i SPAK mashtron dhe merr mijëra Euro