1
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet dhe është solidarizuar me popullin e Spanjës, pas një aksidenti të rëndë mes trenave, ku mbetën të vdekur së paku 39 persona.
Përmes një postimi në X, Osmani uroi shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, transmeton Klankosova.tv.
Moneytizer Paragrafi 2
“Lajm i dhimbshëm nga Spanja jugore pas një aksidenti tragjik hekurudhor që ka marrë shumë jetë dhe ka lënë shumë të tjerë të plagosur”.
“Ngushëllimet tona të sinqerta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe urimet tona për shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve. Kosova solidarizohet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar e para e vendit.
Moneytizer Paragrafi 4
Heartbreaking news from southern Spain following a tragic rail crash that has claimed many lives and left many others injured.
Our heartfelt condolences to the families who have lost their loved ones, and our wishes for a swift recovery to all those injured.
Kosovo stands in…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 19, 2026

