Lajme

Osmani sot ia dorëzon detyrën e presidentes Albulena Haxhiut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’ia dorëzojë detyrën kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit nga Presidenca, ceremonia e dorëzim-pranimit do të mbahet në orën 16:00, në ambientet e Kabinetit të Presidentes.

Ky akt simbolik dhe institucional shënon kalimin formal të përgjegjësive, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjet në fuqi.

Nga sot, Haxhiu do të ushtrojë përkohësisht funksionin e presidentes së vendit.

Të Ngjashme