Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në këto takime janë diskutuar çështje me interes të Republikës së Kosovës, transmeton KosovaPress.
“Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
																									 
														 
																													 
													 

