Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

 
   

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e NATO-s Mark Rutte, në kuadër të Samitit EPC në Danimarkë.

Osmani shprehu kënaqësinë e saj për këtë takim, teksa tha se ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Theksova poashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, tha Osmani.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta.