Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takon subjektet politike për datën e zgjedhjeve lokale

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për zhvillimin e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thekduar dje se në bazë të kompetencave kushtetuese, presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha Kupina.