Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani udhëton javën e ardhshme në SHBA

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në javën tjetër do të udhëtojë për në SHBA.

Osmani do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Këshilltari për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina konfirmoi për KosovaPress duke thënë se gjatë udhëtimit Osmani do të ketë takime me homologë dhe zyrtarë të shteteve të ndryshme.

“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Kupina.