Lajme

Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.

Urimi i plotë:
I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes!
Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.
Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin!
Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!



Të Ngjashme