Lajme

​Osmani uron Shiroka-Pulën: Do ta ketë mbështetjen time të plotë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në pozitën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Osmani tha se zgjedhja e një gruaje në krye të shtetit ka qenë një prej dëshirave të saj, duke i uruar Shiroka-Pulës shëndet dhe sukses në ushtrimin e detyrës.

Osmani: Në këto sfida mund të llogaris në mbështetjen time të përhershme

“Uroj zonjën Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen e saj për zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës. Siç e kam thënë edhe në fund të mandatit tim ka qenë një prej shpresave të mija të mëdha që edhe presidentja e ardhshme do të jetë grua. Dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që kjo po ndodh. I uroj shëndet dhe shumë suksese në punën e saj, në kryerjen e detyrimeve kushtetuese të cilat janë të shumta për presidenten e Republikës së Kosovës e të cilat natyrisht se do jenë shumë sfiduese. Në këto sfida mund të llogaris në mbështetjen time të përhershme duke u bazuar në përvojen dhe punën që kemi bërë gjatë mandatit paraprak për çdo çështje që është në interes të Republikës së Kosovës do të jemi aty për ti mbështetur institucionet tona”, ka thënë Osmani.

E pyetur për arsyen e mospjesëmarrjes në votimin për Presidenten e re, Osmani tha se LDK-ja kishte pasur kandidatin e saj, profesorin Bekim Sejdiu, ndërsa kandidatura e Shiroka-Pulës, sipas saj, nuk ka qenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje me LDK-në.

Osmani: Kemi pasur kandidatin tonë, Bekim Sejdiu, kandidatja e sotme nuk ka qenë në marrëveshje me LDK-në

“Ne kemi pasur kandidatin tonë, profesor, Bekim Sejdiu, kandidatja e sotme nuk ka qenë në marrëveshje me LDK-në dhe nuk kemi pasur pozicion politik të partisë sonë. Por natyrisht si institucioanlist që jemi e kemi respektuar institucionin dhe dëshirojmë vetëm suksese për Republikën e Kosovës. Është mirë që do kemi stabilitet institucional e ne rolin tonë do e luajmë si opozitë ashtu siç kemi paralajmëruar”, ka thënë Osmani.

Ajo shtoi se Shiroka-Pula mund të llogarisë në mbështetjen e saj për çështjet që lidhen me interesin e Republikës së Kosovës.

Osmani: Institucioni i presidentes ka një sërë kompetencash që përfshin përfaqësimin e unitetit të popullit

“Institucioni i presidentes ka një serë kompetencash që përfshin përfaqësimin e unitetit të popullit, përfaqësimin e vendit brenda dhe jashtë, udhëheqjen e politikes së jashtme, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Të gjitha këto duke e ditur sfidat me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës, nuk do jenë të lehta. Shpresoj se do t’i kryej ato me nder dhe përgjegjësi. Ne do të luajmë rolin tonë si opozitë. Për çështje që janë në interes nacional gjithmonë do jemi aty, për çështje që shkelin interesin nacional natyrisht se do i kundërshtojmë me votë dhe veprime politike”, theksoi Osmani.

Sipas saj, zgjedhja e Presidentes së re është e rëndësishme edhe për stabilitetin institucional të vendit.

Osmani: Zgjedhja e Presidentes së re, e rëndësishme edhe për stabilitetin institucional të vendit

“Që të kryej detyrën e vet kushtetuese në udhëheqjen e politikës së jashtme, të mbrojë aleancat e Republikës së Kosovës të cilat i kemi domosdoshme në raport me sigurinë tonë nacionale, ka shumë të tjera por do kemi mundësi për t’i folur. Pavarësisht kush do zgjidhej do e ketë mbështetjen time të plotë siç ja thash edhe zonjës Justina meqenëse edhe ma kërkoi një gjë të tillë, do e ketë mbështetjen time të plotë”, tha ajo.

Të Ngjashme