Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në vizitë në Gjakovë, pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kapluan vendin në tërësi, e komunën në veçanti.
Sipas informacioneve të medias, presidentja do të takohet me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe ekipin e tij që po monitorojnë situatën atje.
Po ashtu e para e vendit do të vizitojë familjet e prekura nga përmbytjet dhe lokacionet që janë ende në situatë të rënduar.
Pas Gjakovës, sipas burimeve të medias, Osmani do t’i shkojë në takim edhe kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastratit, ku edhe në këtë komunë do të vizitojë dy lokacione që kanë pësuar më së shumti nga vërshimet.
Në ndërkohë, e para e vendit pritet t’i ndihmojë disa familje me pako ndihmash.

