Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani zhvillon takime me përfaqësues gjermanë për bashkëpunim dypalësh

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Berlin, zhvilloi takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të fondacionit Konrad Adenauer Stiftung.

Në këto takime, Osmani dhe bashkëbiseduesit e saj diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Osmani dha gjithashtu intervista për mediat ndërkombëtare Politico dhe Deutsche Welle, ku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon .