Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

OVL takon ambasadoren kroate – Ia adresojnë shqetësimet lidhur me Specialen dhe trajtimin e ish-krerëve të UÇK’së

 
   

Përfaqësues të OVL-UÇK’së janë takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në komunikatën e OVL’së thuhet se në takim kanë adresuar shqetësimet e tyre lidhur me Specialen dhe trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Komunikata:

Sot, në vazhdën e angazhimeve tona për të adresuar padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale, zhvilluam një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barišić.

Me respekt dhe vëmendje u dëgjuan shqetësimet tona lidhur me trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa u dakorduam që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë, si shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës.

Gjithashtu shprehëm mirënjohjen tonë për shtetin kroat, i cili në kohët më të vështira qëndroi pranë popullit të Kosovës dhe mbështeti luftën tonë për liri.”