Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

OVL-UÇK pas aktgjykimit të Apelit për Shalën: Prisnim lirimin

 
   

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur thellësisht e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë për uljen e dënimit me burg për 5 vjet për ish-komandantin e UÇK-së, Pjetër Shala.

OVL-UÇK thotë se “edhe pse dënimi është ulur, ne kemi pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim”.

“Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme”, thuhet në reagim.

OVL-UÇ thotë se “UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta”, se “e vërteta historike është në anën tonë” dhe se “bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht”.

“Liria nuk gjykohet, ajo respektohet!”, thuhet në fund të reagimit.