Në Këshillin Shtetëror për 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, i mbajtur të martën, është propozuar që të enjten në mbledhjen e radhës t’u dërgohet edhe një ftesë shoqatave të dala nga lufta, pasi që është ngritur si çështje nga nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Rreth kësaj ftese të dytë për OVL-UÇK-në, nënkryetari i saj, Gazmend Syla tha për KosovaPress se nuk do të marrin pjesë për shkak se qasja që kanë pasur, nuk ka lënë rrugë për bashkëpunim.
Syla komentoi edhe ftesën zyrtare që iu është dërguar OVL-UÇK, pas intervistës të realizuar të hënën në KosovaPress.
Sipas Sylës, ajo ftesë ishte në mënyrë urdhërore dhe jo një ftesë zyrtare.
Syla shtoi se OVL-ja si përfaqësuese e ushtarëve dhe veteranëve të luftës nuk i nënshtrohet askujt dhe se nuk janë vartës të asnjë ministrie.
Syla: Nuk zbatojmë urdhrat e askujt
