Lajme

​OVL – UÇK thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirru për sot një konferencë për media.

Sipas njoftimi, konferenca do të mbahet të mërkurën prej orës 11:00, në zyrat e OVL UÇK-së në Prishtinë.

Kjo organizatë ka bojkotuar pjesëmarrjen në Këshillin Organizativ për Epopenë e UÇK-së, raporton KosovaPress.

Në Këshillin Shtetëror për 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, i mbajtur të martën, është propozuar që të enjten në mbledhjen e radhës t’u dërgohet edhe një ftesë shoqatave të dala nga lufta, pasi që është ngritur si çështje nga nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Rreth kësaj ftese të dytë për OVL-UÇK-në, nënkryetari i saj, Gazmend Syla tha për KosovaPress se nuk do të marrin pjesë për shkak se qasja që kanë pasur, nuk ka lënë rrugë për bashkëpunim.

Të Ngjashme