Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pa nënkryetar nga Lista serbe, Kryeziu tregon si mund t’i hapet përsëri rruga Nenad Rashiqit

 
   

Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se nëse Lista Serbe vendos të mos paraqesë kandidat për nënkryetar të Kuvendit, atëherë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Nenad Rashiqit mund t’i hapet përsëri rruga për t’u zgjedhur.

Sipas tij, në mungesë të një propozimi zyrtar nga Lista Serbe, aktivizohet procedura e shortit – mekanizmi zhbllokues që lejon Kuvendin të zgjedhë kandidatin nga radhët e deputetëve serbë që kanë ulëse të garantuara.

Ai shton se në këtë process Rashiq mund t’i marrë 61 vota dhe zgjedhja e tij të jetë kushtetuese.

“Nëse Lista Serbe vendos të mos paraqesë kandidat për nënkryetar të Kuvendit, atëherë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Nenad Rashiqit mund t’i hapet përsëri rruga për t’u zgjedhur.

Në mungesë të një propozimi zyrtar nga Lista Serbe, aktivizohet procedura e shortit – mekanizmi zhbllokues që lejon Kuvendin të zgjedhë kandidatin nga radhët e deputetëve serbë që kanë ulëse të garantuara.

Nëse në këtë proces Rashiq merr 61 vota, zgjedhja e tij do të ishte plotësisht kushtetuese dhe përfundimtare, pavarësisht qëndrimit të Listës Serbe”, ka shkruar Kryeziu.