Lajme

Paçarrizi i 1999-ës vs Paçarrizi i 2026-ës – çfarë ndodhi me qëndrimin ndaj Kurtit?

Një shkrim i publikuar në vitin 1999 në gazetën “Bota Sot”, i nënshkruar nga Rrahman Paçarizi, është rikthyer së fundmi në vëmendje, duke nxitur debat mbi qëndrimet e tij ndër vite ndaj Albin Kurti.

Në artikullin e bazuar në raportimin e gazetarit Nefail Maliqi, Paçarizi pasqyronte deklaratat e Kurtit në kulmin e luftës në Kosovë, ku ai shprehej qartë për angazhimin e shqiptarëve për pavarësi dhe gatishmërinë për negociata vetëm në kushte të ndaljes së dhunës nga regjimi serb.

“Nuk mund të vazhdojnë njëkohësisht masakrat dhe negociatat”, citohej të ketë thënë Kurti, duke theksuar se populli i Kosovës ndihej i sigurt vetëm në pavarësi, e jo në forma autonomie.

Në atë kohë, Kurti përshkruhej si përfaqësues politik i UÇK-së dhe bashkëpunëtor i Adem Demaçi, ndërsa theksohej rëndësia e bashkimit të faktorit politik shqiptar rreth UÇK-së si rruga e vetme drejt lirisë.

Rikthimi i këtij shkrimi ka nxitur diskutime në opinion, pasi Paçarizi sot njihet për qëndrime kritike ndaj Kurtit dhe qeverisjes së tij. Ky kontrast ka ngritur pyetje mbi evoluimin e qëndrimeve politike dhe rolin e gazetarëve në periudha të ndryshme historike.

Të Ngjashme