Dy mjeke në urgjencën e spitalit të Elbasanit janë proceduar penalisht pas kallëzimit të një shtetaseje se nëna e saj ka humbur jetën në këtë pavion.
Shtetasja E.T., ka kallëzuar dy mjeket pas dyshimeve se nëna e saj ka humbur jetën nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor.
Ndërkohë bëhet me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës së 63-vjeçares.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit,
pasi ka kallëzuar shtetasja E. T., se ka humbur jetën në këtë pavion, nëna e saj, shtetasja L. Gj., 63 vjeçe, dyshohet nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.
