![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/pacolli-i-reagon-hotit-per-problemet-per-pagen-minimale-ju-sarritet-ta-rrisni-pagen-per-12-vjet_64b914d49ec4d.jpeg?resize=850%2C554&ssl=1)
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti sot ia listoi Qeverisë problemet e Ligjit për pagën minimale, që kaloi javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Ndër të tjera, ai tha se ky ligj ka të bëjë me mospërfilljen e procedurave ligjore për caktimin e pagës minimale me mosdakordimin me partnerët socialë.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se Hoti me partinë e tij për 12 vjet nuk mundën ta rrisin pagën minimale në vend.
“Deputeti Hoti i paska renditur katër probleme me Ligjin për pagën minimale. Në fakt problemin kryesor me ligjin që e kanë është se ata nuk kanë mundur ta rrisin pagën minimale qe 12 vjet, e ne po e bëjmë për vetëm 2 vjet”, thuhet në reagimin e saj.