Lajme

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka thënë se shembja e rrugës në Veternik është pasojë e neglizhimit të standardeve.

Ajo ka thënë janë duke punuar që të vendosin rend dhe rregull, duke thënë se komunat duhet të mbajnë përgjegjësi për mosinspektime të mirëfillta gjatë ndërtimeve.

“Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve. Respektimi i ligjit dhe i kritereve teknike është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, punëtorëve dhe stabilitetin e infrastrukturës sonë, andaj llogaridhënia duhet të jetë e plotë dhe e panegociueshme.

Pavarësisht rezistencës nga grupet e interesit apo politika e mësuar pa llogaridhënie, ne si Ministri po punojmë që të vendosim rend dhe rregull. Edhe komunat duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen për mungesën e inspektimit të mirëfilltë dhe mosrespektimin e standardeve në ndërtim”, ka shkruar Pacolli.

Të Ngjashme