Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kujtuar presidentin historik të vendit, Ibrahim Rugovën, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka vlerësuar figurën e Rugovës, duke thënë se ai ishte simbol i mençurisë, durimit dhe rezistencës paqësore të popullit të Kosovës.
Ndër të tjera, Pacolli ka theksuar se Rugova, me fjalë dhe vizion të qartë, i dha Kosovës zë dhe dinjitet në periudha jashtëzakonisht të vështira për vendin.
“Kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe të bindem se madhështia e tij qëndronte në thjeshtësi, urtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun. Kujtimi i tij mbetet i gjallë. Lavdi veprës dhe jetës së tij”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij.

