Lajme

Pacolli: Resurset natyrore, mundësi për zhvillim të qëndrueshëm

Në kuadër të Ditës Botërore të Riciklimit 2026, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Programi IWRM-K, i bashkëdizajnuar dhe financuar nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Kosovës, shënoi këtë ditë përmes përurimit të sistemit për grumbullimin dhe përdorimin e ujit të shiut në SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran, projekt i zbatuar nga OJQ CEDE.

Në këtë aktivitet mori pjesë Ministrja e MMPH-së, Fitore Pacolli e cila në fjalën e saj tha “le ta shohim këtë projekt si një mësim praktik se si resurset natyrore mund të përdoren me mençuri dhe përgjegjësi. Në këtë Ditë Globale të Riciklimit, le të riafirmojmë angazhimin tonë që çdo resurs përfshirë edhe ujin ta trajtojmë si një mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një mjedis më të mirë për të gjithë”, përfundoi fjalën e saj ministrja Pacolli.

Ky sistem mundëson kursimin e rreth 1 milion litra ujë në vit. I pajisur me 1228 metra rrjet ujitjeje dhe 8 rubinete me sensorë, ai siguron një burim alternativ uji në dispozicion jo vetëm për shkollën, por edhe për Brigadën e Zjarrfikësve dhe KRM “Pastrimi”, duke rritur kapacitetet e reagimit në raste emergjente dhe efikasitetin e shërbimeve komunale.

Projekti përfshin gjithashtu masa për kursimin e ujit dhe aktivitete edukative për nxënësit dhe stafin, duke krijuar një model të qëndrueshëm që mund të shtrihet edhe në komuna të tjera.

Të Ngjashme