Duket se mungesa e Romeo Veshaj në after-party dhe në Post BBV lidhet me atë që të gjithë dyshuan “Hatërmbetje”
Pasi mori medaljen e beonxit duke zënë vendin e tretë në finalen e madhe,Romeo zgjodhi të mos merrte më pjesë në asnjë aktivitet që vinte më pas.
E duket se pas perdes së madhe do të ketë pasur konflikte sepse nga një verifikim i shpejtë na rezulton se Romeo…
Miqësia mes Kosovës dhe Kanadasë, e bazuar në vlera të përbashkëta demokratike dhe bashkëpunim dypalësh, mbështetja e Kanadasë në forumet shumëpalëshe dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare si dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar në nderim të jetës dhe veprës së heroit të kombit, Ali Ajeti, në përvjetorin e 35-të të rënies.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Kurti…
Kryetari i Zveçanit, ka shkarkuar sot nga detyra nënkryetaren e Komunës, Natasha Tomaniq.
Burimet e RTK-së kanë mësuar së për Tomaniq vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit që ështa mbajtur në orën 10:00.
Aty është votuar për shkarkimin e nënkryetares, ku 17 vota kanë qenë pro shkarkimit, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Shkarkimin e…
Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Komunës së Skenderajt.
Kryeministri Kurti vendosi lule të freskëta në…
Në Komisionin parlamentar për Shëndetësi pati diskutime mes pozitës dhe opozitës, ku kjo e fundit kritikoi qeverinë aktuale për rritjen e varfërisë në Kosovë.
Anëtari i komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu u shpreh i zhgënjyer…
Për shkak se mbrojtja nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, ka dështuar të fillojë gjykimi ndaj të akuzuarve për krime lufte gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë, Dragan Miloviq dhe Zoran Kostiq.
Mbrojtësi i të akuzuarit Miloviq, avokati Millosh Deleviq deklaroi se është pajisur pjesërisht me shkresa të lëndës, pasi që i mungojnë edhe katër…
Delfin Pllana është emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një postim në X shkruan se ambasadori Pllana do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve.
“I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të…
Një incident është shënuar në seancën parlamentare të kësaj të enjte në lozhat e Kuvendit, ku një nga gardianët ka urdhëruar gazetarët që të dalin jashtë sallës, duke penguar kështu punën profesionale dhe ushtrimin e detyrës së tyre.
Reagim të…
Në foton e mësipërme është Dritan Nano, i cili u arrestua si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesit.
Nano ka mohuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë, që ndodhi mëngjesin e së mërkurës (29 Maj) në ish-Bllok kur juristi sapo kishte lënë djalin në kopsht.
“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan…