Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamje nga djegia e veturave në parkingun e Prishtinës

Katër vetura janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në një parking në rrugën “B”, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Express se dy nga automjetet janë djegur tërësisht, ndërsa dy të tjera janë dëmtuar pjesërisht.

“Sot rreth orës 03:00, është raportuar se në një parking në rrugën “B” në Prishtinë , katër automjete janë përfshirë nga zjarri. Dy nga automjetet janë djegur tërësisht ndërsa dy të tjetrat të cilat kanë qenë të parkuara në afërsi janë dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë ajo për Express.