3
Një incident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Han të Elezit, kur një mur mbrojtës u shemb papritur dhe ra mbi një veturë, duke lënë të bllokuar shoferin.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, në veturë ndodhej vetëm shoferi. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë dalë njësitë e Emergjencës dhe Zjarrfikësve, të cilët bashkë me qytetarë të pranishëm ndërhynë për nxjerrjen e të bllokuarit.
Shoferi ishte me vetëdije, por i ngujuar brenda veturës nën rrënoja. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Han të Elezit.
“Rreth orës 22:00, njësia e zjarrfikësve ka arritur të nxjerrë shoferin, i cili kishte pësuar lëndime trupore, por ishte me vetëdije.
Moneytizer Paragrafi 4
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Hanit të Elezit,” ka bërë të ditur Veseli.
ScreenRecording_01-30-2026 23-53-58_1
