1
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po zhvillon një operacion policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Sipas njoftimit, janë duke u kryer bastisje në nëntë lokacione, me urdhër gjykate, nën dyshimet për disa vepra të rënda penale: rrezikim të personelit të Kombeve të Bashkuara, vrasje të rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë detyrës.
Moneytizer Paragrafi 2
Operacioni po mbështetet nga njësitë relevante policore dhe priten detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore.
“Jepi zë’’ ka ndarë pamje nga operacioni atje.

Moneytizer Paragrafi 4


Njoftimi:
Prishtinë, 19 Tetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:
– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;
– Vrasje të Rëndë;
– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.
Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit.
Artikull i sponzorizuar

