Delegatja e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka deklaruar se demokracia ka fituar me vazhdimin e Lumir Abdixhikut si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo ka treguar se 170 vota ishin për vazhdimin e tij, 152 kundër dhe pesë abstenime.
Pantina: Për Abdixhikun 170 për, 152 kundër dhe pesë abstenime
“Rezultati është se Abdixhiku vazhdon të mbes kryetar. Shpresoj se tash do të folet për përpara. 170 për, 152 kundër dhe pesë abstenime. Demokracia ka fituar. Unë i respektoj vendimet e shumicës. Nuk ka rëndësi a pajtohem unë apo jo, ka folur shumica. Sot vota ka qenë demokratike”, tha ajo.
Kuvendi i LDK-së pritet të vazhdojë pas 30 minutave, megjithatë për pikat e rendit të ditës po diskuton aktualisht kryesia.
