Paola Avdulaj është shpallur fituesja e “Miss Shqipëria 2026.
Paola Avdulaj ka fituar arritur të fitojë mes 25 bukurosheve të tjera. Një spektakël i cili u transmetua LIVE në ekranin kombëtar Vizion Plus, solli përmes qytetit magjik të Pogradecit, një garë të ethshme në edicionin e 28-të për të zgjedhur fituesen e Miss Shqipëria 2026-të.
Ndërkohë në mbrëmjen e sotme u ndanë edhe shumë çmime të tjera, ku Nikita Vuka fiton “Miss Miqësia”, “Miss Social Media” u fitua nga Sejdi Muja, Linda Avdoi fitoi “Miss Eleganca”.
Çmimi “Mis Fotozhenia 2026” i fitua nga Fjona Degjonaj. Çmimi “Miss Buzëqeshja” u fitua nga Sirja Ndreu.
Ndërkohë Simona Sata “rrëmbeu” zemrat e publikut, “Miss International Albania 2026” u shpalle Alesia Surreli. Ndërsa Enxhi Sterkaj fitoi çmimin “Miss Earth 2026”.
Shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria 2026” u shpall Sindi Kuçi, ndërsa Alisa Zeneli u shpall shoqëruesja e dytë e “Miss Shqipëria 2026”.
