5
Papa Leo XIV vizitoi Xhaminë e famshme të Sulltan Ahmetit, apo ndryshe Xhaminë e Kaltër, në Stamboll, në ditën e tretë të udhëtimit të tij në Turqi .
Ishte hera e parë që Papa i zgjedhur në maj si udhëheqës i 1.4 miliardë katolikëve të botës, vizitoi një vend adhurimi mysliman që kur mori detyrën nga paraardhësi i tij i ndjerë, Françesku.
Moneytizer Paragrafi 2
Xhamia është një nga atraksionet kryesore turistike të Stambollit, me gjashtë minare dhe një çati me kupola, ndërsa pjesa e brendshme e saj është e veshur me pllaka të kaltra.
Me një gjest kaq simbolik, Leo ndjek gjurmët e Papa Benediktit XVI , i cili vizitoi vendin në vitin 2006, dhe të Françeskut i cili bëri të njëjtën gjë në vitin 2014.
Moneytizer Paragrafi 4
Por gjesti që ra në sy ishte që Papa, ashtu si të gjithë vizitorët, hoqi këpucët për të hyrë në xhami.
“Ai donte ta shihte xhaminë, donte të ndjente atmosferën e xhamisë dhe ishte shumë i kënaqur”, tha Askin Tunca, muezini i Xhamisë së Kaltër. /Telegrafi/
